Sheshi i Flamurit në Vlorë, lihen në mes punimet për rikonstruksionin e tij

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 23

Nisi me shumë bujë por punimet për rikonstruksionin e Sheshit të Flamurit në Vlorë mund të quhen jo vetëm të lëna në mes, por të braktisura në të gjithe kuptimin e fjalës. E ndërsa punimet për rikonstruksionin e këtij sheshi janë stopuar, pamja që ofrohet nuk është aspak normale.
Sheshi i Flamurit konsiderohet si zemra e qytetit të Vlorës e cila mbetet nga më të viziturat nga turistët, por situata e krijuar dhe mungesa e punëtorëve na le të kuptojmë se këto punime do të zgjasin gjatë.
Në një dalje publike pak kohë më parë përfaqësuesit e Bashkisë vlorë, deklaruan se punimet do të përfundojnë shumë shpejt, por asnjëherë nuk deklaruan fondin e akorduar dhe afatin përfundimtar të punimeve, ndërkohë që prej gati 2 javë në sheshin historik nuk po kryhet më asnjë punim.

Share This Video


Download

  
Report form