Fushë Krujë, tritol për herë të tretë komisariatit, Në Krujë kapen 30 kg eksploziv

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Komisariati i policisë së Fushë Krujës vihet sërish në qendër të sulmeve me eksploziv.

Për herë të tretë persona ende të paidentifikuar kanë hedhur tritol në oborrin e komisariatit në derën e pasme të Komisariatit rreth orës 22:00.

Nga shpërthimi janë dëmtuar disa automjete të bllokuara që ndodheshin në pjesen e pasme te ambjenteve te komisariatit, ndërsa dëme materiale ka pasur edhe në banesat e pallateve të zonës, ku pjesa më e madhe e xhamave të dritareve të tyre janë thyer.


Uniformat blu të Fushë Krujës kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij akti, ndërsa nga shpërthimi nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale, ku jane demtuar disa automjete.

Dyshohet se, lënda eksplozive është hedhur nga mbrapa komisariatit dhe është përplasur në derë duke shpërthyer.

Ndërkaq uniformat blu kanë marrë kamerat e sigurisë së një banke përballë derës, që dyshohet të ketë fiksuar autorët e hedhjes së ekplozivit, çfarë do të mundësonte më pas dhe identifikimin e tyre.

Kjo është hera e tretë brenda këtij viti që regjistrohen shpërthime të tilla ekspozivi në Komisariat. Rasti i parë ishte në 21 janar 2014, ku pranë rrethimit të këtij institucioni u hodh një sasi e vogël lënde shpërthyese, e llojit tritol. Nga shpërthimi me eksploziv u dëmtua vetëm një automjet.

Ndërkaq në 3 mars të 2014, do regjistrohej shpërthimi i dytë, ku një sasi eksplozivi u hodh nga jashtë brenda rrethimit të komisariatit. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale, ku u dëmtuan dy automjete që ishin të parkuara.

Share This Video


Download

  
Report form