A1 Report - Papa Françesku kremton te Premten e Mire: Paraja, armiku sot

Report TV 2015-08-22

Views 0

ROME - Papa Françesku ka kremtuar të Premten e Mirë nga Koloseu i Romës, në Itali. Në qendër të lutjeve të tij në vdekje ishin emigrantët, të varfërit, të sëmurët, të papunët dhe të burgosurit. Pikërisht këta persona mbajtën dhe kryqin përgjatë asaj që quhet "Via Crucis" (Rruga e Kryqit), e cila, përgjatë '14 stacioneve të kryqit' përshkruan ngjarjet kryesore në orët e fundit të jetës së Krishtit.

Qindëra mijëra njerëz nga e gjithë bota ishin mbledhur për këtë ditë të shenjtë.

Lutjet këtë vit u shkruan nga peshkopi italian Giancarlo Maria Bregatini, i cili ka qenë mjaft aktiv në luftën kundër krimit të organizuar në jug të Italisë.

Duke folur në fund të meshës, Papa Françesku i kërkoi besimtarëre të rikujtojnë të gjithë njerëzit e braktisur dhe foli për monstruozitetin e njeriut, kur ai e lejon veten të drejtohet nga e keqja. Sipas tij, lakmia për para, rrogat e larta dhe kriza botërore financiare ishin e keqja që ka pushtuar sot botën.

Ky ishte viti i dytë që Papa kremton të Premten e Mirë. Mbrëmien e sotme Papa Françesku do të drejtojë meshën e Pashkëve nga Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Share This Video


Download

  
Report form