Kostume shumëngjyrëshe, lëvizje të denja për profesionistë baleti dhe një gjyshe ndryshe nga të tjerat janë disa nga elementët me të cilat ka çelur siparin, shfaqja më e re për fëmijë "Kukullat", në Teatrin e Metropolit. Kjo shfaqe vjen si përshtatje e një përralle në balet dhe është mjaft gazmore, ku interpretojnë fëmijët e vegjël të grupit "Spekter", me libretin, regjinë dhe koreografinë e punuar nga artisti i njohur, Llaqi Nako, i cili në mënyrë mjaft gazmore na shfaqet si gjyshja. Artisti Llaqi Nako shprehet entuziast për bashkërendimin e elementeve dhe moshave që çuan në realizimin e kësaj pjese për fëmijë.
Sinkron Llaqi Nako
Edhe vogëlushët nuk e kanw fshehur ngazëllimin pas premierës:
Sinkron fëmijët:
Ana është një vajzë të vogël që gjithë ditën e kalon me gjyshen e saj. Vogëlushes i pëlqejnë shumë kukullat dhe gjithë ditën luan me to, ndërsa gjyshja është një plakë e shkathët dhe gazmore, e cila merret me punë e gatime. Një ditë Ana i kërkon gjyshes, kukulla të vërteta që kërcejnë dhe këndojnë. Por gjyshja si t'ja bëj?! Kjo mbetet për zbuluar të shtunave në sallën Çehov të Teatrin të Metropolit ora 11:00.