A1 Report - Pashket, Basha uron besimtaret e krishtere: Neser me mire se sot

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANE - Urimit të besimtarëve të krishterë në festën e Pashkëve u është bashkuar edhe kreu i opozitës dhe njëkohësisht kreu i Bashkisë Lulzim Basha.

Në urimin e tij Basha falenderoi të famullitarët dhe pastorët për punën e tyre në kujdes të qytetarëve, ndërsa uroi për më shumë dhembshuri e solidaritet për një të ardhme më të mirë.

"Në këtë ditë festimi dua të uroj të gjithë besimtarët e krishterë, Gëzuar Pashkët. Mirësi dhe mbarësi sjelltë Zoti për ju dhe familjet tuaja. Faleminderit nga zemra të gjithë famullitarëve, pastorëve për punën e palodhur në kujdes të qytetarëve. Më shumë përgjegjshmëri, dhembshuri dhe solidaritet që të gjithë të punojmë për një të ardhme më të mirë, një të nesërme më të mirë se kjo e sotmja." uroi Basha.


Në fjalën e tij Basha u ndal edhe tek mbajtja e flamurit shqiptar nga Papa Françesku gjatë kremtimit të Ringjalljes së Krishtit, duke e cilësuar këtë si një dhuratë për shqiptarët pët kontributin e dhënë nga katolikët shqiptarë ndër vite.

"Jam shumë i lumtur që në këtë Pashkë, besimtarët katolikë morën një dhuratë kaq të bukur, shqiptarët morën një dhuratë kaq të bukur me xhestin kuptimplotë të Papës Francesku i cili hodhi mbi supe flamurin arbëror të Gjergj Kastriot Skënderbeut, flamurin shqiptar, duke vlerësuar kontributet e jashtëzakonshme të të krishterëve shqiptarë, të Klerit shqiptar të martirizuar ndër shekuj e në veçanti gjatë periudhës së ndalimit kriminal të besimit fetar në Shqipëri, të regjimit komunist, duke nderuar kontributin e shenjtëve të Kishës Katolike, të Nënë Terezës por gjithashtu kontributin e heshtur të dhjetëra e qindra famullitarëve, priftërinjve, klerikëve që u shërbejnë besimtarëve të krishterë, i shërbejnë Kishës, i shërbejnë shoqërisë, u shërbejnë të paprivilegjuarve." u shpreh Lulzim Basha

Share This Video


Download

  
Report form