Lot në sy, gjumë në shtrat të lagur, stomak të pangopur dhe jetë në mjerim. Këtë jetë të vështirë bën familja pesë anëtarësh Neziri nga fshati Rogle, komuna e Zhelinës. Ata zgjohen çdo ditë me shpresë se një ardhme e lumtur do të trokasë edhe në derën e shtëpisë së tyre, të cilën janë të detyruar ta braktisin gjatë muajit maj.
"Për mu është shumë rëndë po s'kemi çka bëjmë, po dal po punoj nga pak, nuk po mundem ndonjëherë. 8.02 "Sa vjeç është djali? 14. A vjen bashkë me ty të punoj? Po, vjen kur ngarkoj, kur shkoj për dru, nuk është mirë të vjen ai duhet shkollën ta vazhdojë po mundohet të më ndihmojë", tha Selim Neziri, kryefamiljar.
Për vuajtjet dhe varfërinë e paskajshme tregojnë edhe lotët në sy të zonjës Kefajete Neziri. E pikëlluar nga ditët e vështira që kanë kapluar këtë familje ajo përkujton se tre fëmijët e saj janë rritur me çaj në vend të qumështit ndërsa bukën e kanë zëvendësuar me misër të zier.
"Krejt me çaj i kam rrit ose jena tu prit kush të sjell prej fqinjëve, ajo që ju ka mbet prej gjellës dhe ne të hamë, njeriu me të pritme shumë keq është, ama çka me bo, Zoti kështu e paska shkruar. D.m.th çka ju mbet e sjellin te unë, por kjo nuk po mjafton për të gjithë. A ndohë që fëmijët të flenë duke prit ushqimin e fqinjëve? A ju besohet, ka një javë që vetëm misër ju kam zier, prit, prit nuk ka",tha Kefajet Neziri, nënë.
Në këtë varfëri rriten edhe dy motra, Hatixhja 10 dhe Zekija 16 vjeçare. Kjo e fundit këtë vit përfundon shkollën fillore ndërsa për mbrëmjen e semimaturës shpreson se do të siguroje veshmbathje të bukur.
"A keni tesha? I kemi çato që na japin kojshitë, po kot që na japin ato krejt na myken. A shoqërohesh me dikë, a vjen ndonjë shoqe në shtëpi? Nuk vjen askush, më thonë të vjen era e keqe dhe mos eja", u shpeh Zekije Neziri, fëmijë.
Dhoma që të bën përshtypjen e një stalle është vendi i vetëm ku mbledh bashkë gjithë familjen Neziri. Aty mungon çdo gjë, duke u nisur nga energjia elektrike, uji, banja dhe shumë gjë sende të nevojshme për një shtëpi. U larguam prej këtu me shpresë se buzëqeshja dhe ditët e lumtura do të vijnë edhe për familjen Neziri.
Melihate Rustemi
Të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:
+389 72 687 907 Selim Neziri
Ose përmes xhirollogarisë
Name/Surname KJEFAET NEZIRI
Address ROGLE UL.101 BRBB ZELINO
IBAN Code MK07210501676028129
Bank Name NLB TUTUNSKA BANKA A.D. SKOPJE
Bank Address Majka Tereza br.1
Country MAKEDONIJA
SWIFT TUTNMK22