A1 Report - Elbasan, zjarri vret nene e bir plagoset dhe kryefamiljari

Report TV 2015-08-22

Views 2

ELBASAN - Flakët e zjarrit i kanë marrë jetën dy anëtarëve të familjes Basha në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë, zjarri ka rënë pak minuta pas mesnatës në lagjen "Brigada 17 Sulmuese" dhe viktimat janë: Kristian Basha, 7 vjeç dhe e ëma e tij Lumturi Basha, 34 vjeç.

Ndërkaq, është dërguar me urgjencë për në sipatiln kirurgjit të Elbasanit edhe kryefamiljari Edmond Basha, 34 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë dhe veç plagëve të marra mësohet nga bluzat e bardha se ka kaluar në gjendje shoku.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por nuk kanë mundur të shpërtojnë nga djegia, nënën dhe djalin e saj, ndërsa kanë arritur të shpërtojnë kryefamiljarin e familjes Basha, Edmondin.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë ardhur edhe uniformat blu të policisë, po kështu edhe banorë të lagjes të cilët, hynë brënda ambienteve të shtëpisë me shpresën se do ti gjenin gjallë viktimat. Për të shuar flakët janë dashur dy zjarrfikëse.

Mendohet se zjarri ka rënë nga, ngrohja me dru e familjes Basha që ka sjellë edhe humbjen e dy jeteve dhe plagosjes së një tjetri. Shtëpia ishte e ndërtuar me dërrasa dhe kjo e ka favorizuar edhe më shumë përhajen e fjakëve brënda shtëpise.

Share This Video


Download

  
Report form