DURRES -- Aksidentet automobilistike vijojnë të përgjakin rrugët. Një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën dhe motra e saj është plagosur pasi janë përplasur nga një makinë.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Armadh mëngjesin e së hënës, ku dy fëmijët e vegjël po shkonin në shkollë, ndërsa në momentin që po kalonin rrugën janë përplasur nga makina.
Sipas informacioneve nga gazetari i A1REPORT, Artur Korriku, si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme 7-vjecarja me inicilae S.L, ndërsa motra e saj 5 vjeçare është dërguar në spitalin e Durrësit ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Uniformat blu kanë ndaluar drejtuesin e mjetit, tip Audi me targa AA057EK, Bledar Musta. 32-vjeçari do merret në pyetje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik që mori jetën e një të miture dhe plagosjen e motrës së saj 5-vjeçare.
Ndërkaq prindërit e dy motrave të vogla kanë bërë denoncimin në polici lidhur me këtë ngjarje.