Ademi: Elektorati vendos kush do jetë në qeveri, Thaçi vetëm mund të ëndërroj

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

Kush do të jetë në qeveri do të përcaktojnë votuesit e jo ambicet dhe dëshirat e dikujt, kështu ka komentuar Abdilaqim Ademi atë që për çdo ditë në tubime u premton simpatizantëve të tij kreu i PDSH-së Menduh Thaçi.

"Kush do të jetë në qeveri veçanërisht nga pala shqiptare e caktojnë votuesit se kush do të merr legjitimitetin. Kështu që partia e cila do të ketë legjitimitet do të jetë pjesë e qeverisë dhe në këtë rast ashtu edhe siç duket përsëri subjekti politik, pra BDI-ja do të ketë legjitimitetin për të qenë në qeveri", tha Abdilaqim Ademi, BDI.

E vetmja gjë që i premtohet elektoratit të PDSH-së pas debaklit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ku kandidati i tyre fitoi më pak se 40 mijë vota, është se do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme pavarësisht sa deputet do i fitojnë.

"Vetëm ju thuan me shushurima, po po, po po, PO ne do të jemi në qeveri dhe ju duhet të rini urtë, duhet të rini urtë", u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Nga ana tjetër kreu i VMRO-Popullores Lubço Georgievski, duke komentuar dëshirën e Gruevskit për 62 deputetë thekson se po që se anashkalohet vullneti i shumicës së shqiptarëve, nuk përjashtohet mundësia të eskaloj situata dhe të përsëritet 2001

"Në rast se dikush merr guximin të formoj qeveri pa shqiptarët në Republikën e Maqedonisë, unë ju garantoj se për një javë në Maqedoni do të keni një luftë të re. Unë u garantoj në dy gjëra, ose VMRO-DPMNE-ja që në javën e parë do të formoj qeverinë me BDI-në, sikurse 7 vitet e fundit që po sundojnë bashkë në Maqedoni, ose do të kemi luftë në Maqedoni. Nuk ka zgjidhje tjetër të këtij problemi", tha Lubço Georgievski, VMRO-Popullore.

Vullneti i popullit kush do ti përfaqësoj në ekzekutivin e ardhshëm do të dihet të dielën më 27 prill kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në të cilat garojnë gjithsej 14 subjekte politike . Bedri RExhallari

Share This Video


Download

  
Report form