TIRANË- Objektet e ndërtuara pa leje nga viti 2009 e deri me sot nuk do te legalizohen pasi janë në shkelje të kodit penal. Kjo është bërë me dije nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni teksa ka prezantuar në Komisionin e Vepriitarise Prodhuese projektiligjin për legalizimin urbanizimin dhe integrimi e ndërtimeve pa leje.
Ministrja Gjermeni u shpreh se "kemi ndryshuar skemën e pronave, po përfshijmë familjet në nevojë. Ky ligj legalizon ndërtimet pa leje'.
Projektligji, sipas Gjermenit do të sjellë "zgjidhjen përfundimtare të procesit të legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje ndër vite dhe regjistrimit të pasurive të qytetarëve shqiptarë të ngritur me aq mund e sakrifica"
Sipas ministres Gjermeni "me këtë projektligji qeveria po mban një prej premtimeve të fushatës për të kryer legalizimet falas".
Ajo ka pasqyruar situatën para qershorit, duke thënë se "Situata që gjetëm ishte katastrofike dhe e dominuar nga korrupsioni. Kishte leje në kundërshtim me ligjin".
"Gjetëm mbi 160 mijë aplikime për leje legalizimi, por ALUIZNI nuk kishte marrë mundimin të fillonte procedurat për verifikim të objekteve dhe jo më të mblidhte dokumentacionin e nevojshëm për të gjithë këto subjekte e të përfundonte procedurat për legalizimin e tyre."
Gjermeni po ashtu ka folur edhe për akzionet e INUK. Ajo ka theskuar se Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vepruar në akordancë të plotë me ALUIZNIN dhe se asnjë ndërtim që ka qenë në proces nuk është shembur duke i kthyer kështu përgjigje kështu pyetjeve të deputetëve.
"Procesi i legalizimit kishte dështuar totalisht. Në 8 vitet e qeverisjes së mëparshme janë bërë vetëm rreth 22 mijë legalizime nga rreth 293 mijë aplikime. Pra në këta 8 vite janë legalizuar vetëm 7.5% e aplikimeve", tha ministrja në Komision.
DISA NDRYSHIME PËR LEGALIZIMET E NDËRTIMEVE INFORMALE
- Po bëjmë një reformë të plotë ligjore përmes një pakete që kemi përgatitur dhe me aktet nënligjore.
-Po ringremë nga themelet institucionin e legalizimeve, me njerëz, me ekipe të motivuara, me zyra, me ambiente e me insfrastrukturë ku qytetarit ti ofrohet shërbimi i duhur.
-Procedurat e legalizimit të shtëpive firma, vula, noteri, kontrata, doklumente, certifikata, matje, e lloj lloj faturash, do të jenë falas dhe në ngarkim të shtetit.
Dhe mbi të gjitha, shteti do garantojë që qytetari të mos paguajë atë, faturën më të madhe nga të gjitha, Faturën e sekserëve dhe gjobëvënësve me të cilën janë përballur.