Emigrantët kthehen në vendet e punës, në pikat doganore s`ka problem dhe fluks

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Emigrantët e kthyer në Shqipëri me rastin e festës së Pashkëve, kanë nisur kthimin e tyre pranë vendeve të punës, kryesisht në shtetin fqinj të Greqisë.
Nga informacionet e marra në pikat doganore të Kakavijës dhe Kapshticës raportohet se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, rreth 9300 persona kanë lënë pas tokën shqiptare, ku për fat të mirë nuk janë rregjistruar rradhë të gjata apo probleme. Lëvizja e emigranteve ka qenë pothuajse e barabartë si në Kakavijë të Gjirokastrës ashtu edhe pranë Kapshticës në Korçë, ndërsa numri i automjeteve me të cilat ata lëvizin kalon mbi 1500 të tillë.
Nga ana e doganës shqiptare pranë pikës së kalimit kufitar të Kakavijës, punohet me 8 sportele ndërsa dogana greke me 6. Deri tani nuk është raportuar për asnjë pengesë apo bllokim të punës ndërkohë që edhe mbi fenomenin aq të përfolur të toponimeve nuk janë rregjistruar raste që mund të shkaktojnë probleme.
Kthimi i emigrantëve ka vazhduar në mënyrë të njëtrajtshme, ndërsa efektivët e policisë kufitare të të gjitha pikave kufitare tokësore janë në gatishmëri të plotë dhe me personel rezervë në qoftë se do të shihet e arsyeshme shtimi i numrit të sporteleve.

Share This Video


Download

  
Report form