Lezhë, automjetet zaptojnë trotuaret, penalizime nga policia bashkiake

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Thuajse në të gjitha lagjet e qytetit të Lezhës automjetet parkojnë në mënyrë të parregullt. Një situatë e tillë, ku zaptimi trotuareve, ndalimi në vende të papërshtatshme dhe pengimi i lëvizjes së qytetarëve janë kthyer në një shqetësim për banorët e këtij qyteti.
Penalizimi nga ana e policisë bashkiake ka vijuar, por mungon sensibilizimi i drejtuesve të automjeteve. Aplikimi i gjobave për të gjithë kundravajtësit nuk mjafton në eleminimin e këtij kaosi. Leonard Pali, përfaqesues i policisë bashkiake të Lezhës, deklaron se nuk do të tolerohen situata të tilla, e për këtë kërkon ndërgjegjësimin e qytetarëve, ndërsa shton se do të bashkëpunojnë edhe me policinë rrugore për ti dhënë fund këtij problemi qytetar.
Parkimi i mjeteve në trotuar nuk është diçka e re në lagjet e qytetit të Lezhës. Banoret e kanë ngritur si shqetësim, por që kërkon veprime të përbashkëta të dy policive, asaj bashkiake dhe rrugore. Bllokimi i trotuarëve detyron qytetaret të ecin në rrugë, duke qenë përherë pjesë e rrezikut për aksidente të mundshme.

Share This Video


Download

  
Report form