A1 Report - Meta me kampionët: Detyrimet e shtetit ndaj sportistëve edhe me ligj

Report TV 2015-08-22

Views 0

Kryetari i kuvendit premton mbështetje ndaj sportisteve jo vetëm morale por edhe financiare duke përgatitur një ligj të ri për sportistët elitarë, i cili synon t'i japë fund njëherë e mirë problematikës së tyre. Këtë e ka pohuar kryetari i kuvendit Ilir Meta pasi priti ne ambjentet e kryesisë së kuvendit kampionin e Europës në peshëngritjes Erkand Qerimaj, nënkampionin Daniel Godelli dhe gjithë ekipin Kombëtar te peshëngritjes .

"Të gjithë ne jemi të nderuar nga Erkandi dhe Danielit që me aq dinjitet e kthyen garën në një nga peshat më të vështira në fitore duke bërë të mundur të ngrenë me dinjitet flamurin kombëtar dhe t'i japin dinjitet të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit",- tha Meta.

"Tani është koha të synojmë më shumë në këtë sport dhe prandaj ne jemi këtu për të shprehur mbështetjen tonë që djemtë dhe vajzat tona në ngrenë flamurin e Shqipërisë në kampionatin e botës", vijoi Meta.

Peshëngritësi Erkand Qerimaj është shprehur i gatshëm të arrij të tjera suksese në pedanë dhe pse jo të ngrejë sërish flamurin Shqiptarë edhe në kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Kazakistan.

Share This Video


Download

  
Report form