A1 Report - Sot Dita Ndërkombëtare e Gjuhes Angleze, Peleshi: Hap mundesi

Report TV 2015-08-22

Views 7

Rritja e numrit të personave që flasin gjuhën angleze në vendin tonë, ka qenë në qendër të aktivitetit të zhvilluar me rastin e ditës botërore të Gjuhës Angleze në Hotel Tirana. Zv.kryeministri Niko Peleshi, pasi vlerësoi së tepërmi rëndësinë e anglishtes, si një gjuhë me përmasa globale dhe që luan rol mjaft të madh në tregun e punës, tha se Shqipëria do të vazhdojë ta konsiderojë anglishten në tërësi si një kriter.

Ndërsa dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Klodeta Dibra, vuri në dukje tiparin që po karakterizon çdo ditë e më tepër këtë fakultet, që është "të qenit i hapur ndaj njohjes së gjuhëve të huaja".

Ërl Uoll drejtori i Korpusit të paqes, shpalosi projektet që do të zbatohen për fuqizimin dhe përhapjen e gjuhës angleze në shqipëri

"Nuk e ekzagjeroj kur them se rasti i bashkëpunimit qeverisë shqiptare me atë amerikane dhe po ashtu rasti i bashkëpunimit ndërmjet qyetarëve amerikanë dhe shqiptarë është një ndër më të suksesshmit. Programi më i madh që kemi aktualisht, është ai i të mesuarit të anglishtes si gjuhë e huaj. Në vitet në vijim ne kemi planifikuar që të kemi mesatarisht rreth 60 vullnetarë të cilët do të japin kontribut për mësimdhënien në shkolla dhe po ashtu do të atashohen edhe në nivelin universitar. Së bashku me kombet e bashkuara ne organizojmë një konferencë të përvitshme e cila po e rrit ndikimin e saj për përhapjen e anglishtes"

Aktiviteti është mbështetur edhe nga Shqiptarja.com dhe A1 Report si dhe nën kujdesin e përfaqësisë së kombeve të bashkuara në Shqipëri. Gjuha Angleze është gjuha e huaj e dytë më e përhapur në të gjtihë botën, duke u vendosur në stadin e një gjuhe ndërkombëtare. Përvetësimi i anglishtes është një ndër elementët më të rëndësishëm të depërtimit në tregun global të punës. Mendohet se gjuha angleze flitet nga 800 milionë persona në të gjithë botën.

Share This Video


Download

  
Report form