A1 Report - Basha: Jo zgjedhje para kohe po protesta ndaj Rama - Metes

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka devijuar sot pyetjes nëse PD-ja do të kërkojë zgjedhje të parakohshme në vend, duke thënë se po i japin një paralajmërim dyshes "Rama-Meta" të heqin dorë nga uzurpimi i institucioneve të pavarura ndryshe do të përballet me furinë e zemërimit popullor.

Basha theksoi se opozita do të hidhet në protesta mbarëpopullore kundër oligarkisë së dyshes Rama - Meta, që ka nisur t'i heqë një nga kompetencat, Presidentit të Republikës dhe po anashkalon opozitën.

Ai doli pasdite në një konferencë shtypi duke denoncuar atë situatë që e emërtoi "alarm" lidhur me morinë e projektligjeve që mazhoranca ka kaluar në komisione pa konsensusin e opozitës duke filluar nga ILDK-ja, manipulimi elektoral dhe politik i hartës administrative territoriale të vendit, tërheqja nga transparenca e Tatim-Taksave, antireforma në ligjin e Nëpunësit Civil, uzurpim i kompetencave të Presidentit si Komandantit i Forcave të Armatosura, antireforma në Policinë e Shtetit dhe synimi për kapjen e shërbimeve inteligjente.

Sipas Bashkës, ky është projekti i oligarkisë së dyshes Rama -- Meta. Ndaj, ai i kërkoi Kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit të heqin dorë nga uzurpimi, pasi opozita nuk do të lejojë në asnjë mënyrë projektin e tyre ogurzi të oligarkisë.

Kjo është një jave e zezë për republikën parlamentare të Shqipërisë që po rrezikohet nga oligarkia. Mesazhi ynë është ai i gjithë qytetarëve shqiptarëve,"- tha ai, - "që të mos dorëzojmë demokracinë dhe të hidhemi në protesta me çdo kusht, me çdo çmim."

Share This Video


Download

  
Report form