A1 Report - 'Kareli',hetuesit shqiptare shkojne per te marre zemren ne Greqi

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - Një prokuror dhe një oficer i policisë gjyqësore pranë Prokurisë së Fierit kanë udhëtuar në drejtim të Athinës, ku pritet t'i kërkojnë autoriteteve helene, vënien në dispozicion të zemrës së shqiptarit të vrarë në Greqi, Kudret Kume ose Ilia Kareli. Vizita në Greqi është bërë ditën e djeshme, ku së bashku me dy njerëzit e hetimit ka qënë dhe një mjek i Institutit të Mjekësisë-Ligjore. Grupi hetimor do të marrë kontakte me prokurorët grekë dhe specialistë të mjekësisë-ligjore në Selanik, ku do të njihen me provat e mbledhura për rastin e dhunimit, torturimit dhe vdekjes së shqiptarit Kudret Kume në burgun e Nigritas.

Veç njohjes me provat hetimore grupi hetimor do të marrë në dorëzim zemrën e Kudret Kumes, me qëllim transportimin e saj në Shqipëri, ku do t'i nështrohet ekzaminimeve nga ekspertët mjeko-ligjor shqiptar. Pas kësaj procedure, zemra e Kudret Kumes, që prej një muaji qëndron në një laborator në Athinë, do t'i dorëzohet familjes së të ndjerit. Trupi i pajetë i të ndjerit, u varros në fshatin Zhupan të Fierit, në fund të muajit Mars.

Zhvarrimi i Kumes
Sjellja në Shqipëri e zemrës së Kudret Kumes, duket se do të detyrojë familjen e tij për të kryer zhvarimin e personit që u torturua për vdekje nga gardianët e burgut. Familjarët e Kumes kanë deklaruar se nëse Greqia i kishte hequr organet e brendshme do mbante përgjegjësi të dyfishtë.

Pritet që brenda kësaj jave zemra e Kumes të vijë në Shqipëri, ku pas ekzaminimeve ajo do i dorëzohet familjarëve në Zhupan të Fierit. Duket se këta të fundit, do marrin vendimin për zhvarosjen e trupit të Kumes, me qëllim varrosjen e zemrës së bashku me trupin e tij. Heqja e zemrës së Kudret Kumes, është kryer në laboratorin ku trupi i të ndjerit ju nënshtrua ekspeprtizës. Vetë grekët, e argumentuar heqjen e zemrës me faktin se nevojitej për ekzaminimin e saj, me qëllim nxjerjen e konkluzjoneve përfundimtare, që do qartësojnë shkaqet e vdekjes së Kudret Kumes.

Hetimet në Fier
Në një kohë kur prokuroria greke ka nisur hetimet duke vënë në përgjegjësi penale 15 gardianë të burgut të Nigritas, paralelisht me hetuesit helenë ka nisur hetime dhe prokuroria e Fierit. Kjo e fundit është vënë në lëvizje, pasi një kallëzimi të depozituar nga familjarët e Kudret Kumes, të cilët në kallëzimin e tyre kanë kërkuar zbardhjen e të vërtetës dhe dënimin e personave që torturuan për vdekje Kumen. Nisur nga kjo situatë, prokuroria urdhëroi kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjorë, ekspertizë e cila ende nuk ka përfunduar.

Në rast se, në Greqi, gardianët dënohen vetëm për shpërdorimin e detyrës, apo tejkalim të detyrave funksionale, Prokuroria shqiptare do t'i hetojë për llogari të saj gardianët e Burgut të Nigridas, edhe pse Prokuroria greke thuhet se ka si provë të akuzës ndaj 15 gardianëve, momentet kur shfaqet i dënuari 42-vjeçar teksa torturohet.

Share This Video


Download

  
Report form