Mark Frroku: Dritan Lamaj kishte konflikte me 200 biznese

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 90

Tirane- Deputeti i PDK-së Mark Frroku dëshmoi sot në seancën gjyqësore ku i vëllai i tij Arben Frroku është i pandehur për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Sipas Frrokut, familja e tij nuk ka pasur konflikte me asnjë familjar të Dritan Lamajt as me vetë kryefamiljarin ndërsa Lamaj ka qenë në konflikt me 200 biznese.
"I ndjeri Dritan Lamaj ka patur probleme edhe me 200 biznese të tjera, në zonën e kombinatit,në kohën kur mbante detyrën e shefit të komisariatit numër 6" tha Frroku.
Ai ka vazhduar më tej në dëshminë e tij se e njihte komisarin dhe kishte pire dy herë kafe më të,madje kanë qënë për vizitë në shtëpinë e tij kur i kishte vdekur babai. Deputeti gjatë dëshmisë së tij ka preku edhe atë që i kishte ndodhur familjes së tij ditë e vrasjes së Lamaj. Ai tha se ata janë gjendur në një terror policor ,ku mandate kontrolli është futur dhe marrë në pyetje në shtëpi,ndërsa po atë natë i është vënë përgjues në makinë.
"Kam folur në telefon me Arbenin atë ditë, në kohën kur policia ka ardhur për kontroll në shtëpinë time. Policia ka hyrë në shtëpinë time pa mandate kontrolli, atë natë më ka marrë në pyetje Erzen Breçani.
I thashë Breçanit, që dija se vëllai im do të nisej për në Greqi dhe e mora në telefon në prani të tij e të 4 policëve. Njoftova vëllanë tim për kontrollin në shtëpi dhe i kërkova të kthehej në Tiranë. Arbeni më tha, që ndodhej mes Korçës dhe Kapshticës dhe do kthehej në Tiranë të nesërmen."
Deklarimet për këtë cështje i dhanë edhe shtetasit Edmond Vlashaj, pronar i një universiteti privat,i cili u shpreh se me Arben Frrokun i lidhi një hall i përbashkët, dhuna e komisar Dritan Lamaj.
Dëshminë e tyre kanë dhënë edhe shtetasit Lekë Toma ,Besnik Toma dhe Bardhok Pjetri. Seanca u ndërpre për tu njoftuar edhe 8 dëshmitarë të tjerë,të cilët do japin shpjegimet e veta javën e ardhshme.

Share This Video


Download

  
Report form