A1 Report - Kuvendi miraton Gjykaten Speciale: Do hetoje UÇK-ne per krime lufte

Report TV 2015-08-22

Views 4

PRISHTINË- Kuvendi i Kosovës miratoi me 89 vota pro, 22 kundër dhe 2 abstenim themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte dhe vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Në fjalën e tij kryeministri Hashim Thaçi tha para votimit se krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e luftës është fyese dhe padrejtësi.

Sipas tij, kosovarët nuk kanë bërë luftë pushtuese por çlirimtare. Ai tha se ky është vendimi më i vështirë që kanë që duhet të merrnin deputetët e Kuvendit, e megjithatë i ftoi të votonin në favor të themelimit pasi e drejta është në anën e Kosovës.

ORA 13:30, KUVENID MIRATON GJYKATË SPECIALE

Me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, parlamenti votoi me 93 vota pro dhe 15 kundër për shmangien e Rregullores së Kuvendit, në mënyrë që të përshpejtohen procedurat për projektligjet për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe themelimin e Gjykatës Speciale.

Themelimi i Gjykatës Speciale për krime lufte, erdhi pas raportit të senatorit zvicerian Dick Marty, ku thuhet se disa individë brenda radhëve të UÇK-së që kanë kryer krime gjatë luftës së fundit.

ORA 11:20, PDK, LDK, AAK POR-THEMELIMIT TË GJYKATËS, VEËVENDOSJA KUNDER

Liderët e Grupeve Parlamentare të PDK-së LDK-së dhe AAK-së janë shprehur pro themelimit të Gjykatës Speciale për t'i dënuar krimet e pretenduara të UÇK-së, ndërsa Vetëvendosja është shprehur kundër.

Adem Grabovci i PDK-së ka thënë se pavarësisht se Gjykata është e padrejtë deputetët e PDK-së do të votojnë pro themelimit të saj.

Edhe Ismet Beqiri i LDK-së ka thënë se lufta e UÇK- së ka qenë e drejtë por Gjykata duhet të themelohet për t'i hequr të gjitha dyshimet se ka pasur krime gjatë luftës. Ai ka thënë se deputetët e LDK-së do të votojnë pro themelimit të Gjykatës.

Edhe kreu i Grupit Parlamentar i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se është në të mirë të Kosovës themelimi i Gjykatës Speciale e mos t'i lihet ndërkombëtarëve të themelojnë Tribunal ndërkombëtarë për Kosovën.Ai ka thënë se pikërisht Qeveria e Kosovës është fajtore pse ka ardhur deri te ky moment dhe drejtësia s'ka vepruar pas raportit të Dick Martyt.

"Është në të mirën e Kosovës t'i hapim dyer dhe të themelohet një Gjykatë para se të formohet një Tribunal ndërkombëtarë për Kosovën", ka thënë ai.

ORA 11:00, THAÇI: KY DO TË JETË VENDIMI MË I VËSHTIRË
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalën e tij u shpreh se ky do të jetë vendimi më i vështirë i marrë ndonjëherë për të gjithë deputetët e Kuvendit; ngritja e gjykatës ku të akuzuar janë luftëtarët e UÇK-së.

"Ne duhet ta ruajmë besimin e plotë në SHBA dhe BE", ka thënë Thaçi, teksa ka folur për Gjykatën.Ai ka thënë se bashkë duhet të kalohet kjo sfidë e madhe për Kosovën.

"Nuk kemi shumë opsione shumë. Kemi vetëm një opsion të bashkëpunojmë me SHBA, BE dhe të formojmë këtë Gjykatë", ka shtuar ai.

10:00, DEPUTETËT VENDOSIN TË DISKUTOJNË PËR GJYKATËN SPECIALE
"Sipas rregullores, çdo material që vjen duhet të pres dhjetë ditë, e pas dhjetë ditëve të hyjë në rend të ditës në seancë, por në rastin kon...

Share This Video


Download

  
Report form