Ambasadori i OSBE-së Florian Raunig përsëriti sot apelin ndaj të gjithë faktorëve të jenë pjesë e reformës territoriale, për të shmangur çdo pasojë edhe nëse kjo reformë ka implikime në reformën zgjedhore. Nga ana e tij Ministri i Shtetit per Çeshtjet Vendore, Bledi Çuçi garantoi sot se kjo reformë nuk ka asgjë të bëjë me reformën elektorale
"Reforma territoriale është reforma territoriale. Nuk është e thënë që reforma territoriale të ketë patjetër implikime, mund të ketë, por prandaj palët të ulet të flasim me njëri tjetrin." tha ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, i pyetur nga gazetarët a mund të ketë ndikim reforma territoriale në atë zgjedhore
Ambasadori i OSBE-se nënvizoi : "Reforma është shumë e rëndësishme. Është kohë për të filluar me reformën dhe të gjithë faktorët të marrin pjesë në të. Të gjithë faktorët duhet të marrin pjesë në një reformë të tillë" tha ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig.
Çuçi: Ju garantojmë s'e është vetëm teknike
Nga ana e tij Ministri i Shtetit per Çeshtjet Vendore, Bledi Çuçi garantoi sot se kjo reformë nuk ka asgjë të bëjë me reformën elektorale.
"Mazhoranca nuk do të bëjë asgjë që ka të bëjë me reformën elektorale. Reforma territoriale do të fokusohet vetëm në riorganizimin administrativ territorial.
Reforma është e udhëhequr nga kritere tërësisht teknike dhe ju jap garanci se ambasadorët nuk patën asnjë shqetësim" u shpreh ministri Çuçi pas takimit me ambasadorin e OSBE-së Florian Raunig që u zhvillua sot paradite në Hotel Sheraton.