Biznesit bashkohet për të gjetur zgjidhje në lidhje me problemet fiskale. Në një tryezë të përbashkët të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, u shpreh se sipërmarrja shqiptare përballet prej kohësh me probleme të shumta fiskale dhe këto duhet të gjejnë zgjidhje.
Avokati i Tatim-Paguesve, Artur Papajani ,deklaroi se institucionet shtetërore do të mirëpresin çdo ankesë dhe do të gjejnë zgjidhje ato që janë të mundshme.
Gjobat e vendosura në mënyrë abuzive ndaj bizneseve kanë qenë një problem i ndjeshëm për sipërmarjet shqiptare.