Ksamil- Në qytezën e Ksamilit u realizua sot faza e parë e prishjeve të ndërtimeve të paligjshme. Gjatë ditës së parë të aksionit u prishën dy objekte të ndërtuara në ishujt përballë Ksamilit. Aksioni do te vijojë edhe në ditët në vazhdim.
2 objekte të paligjshme të ndërtuara para disa vjetësh në ishujt përballë Ksamilit janë shembur përmes shpërthimit të kontrolluar me tritol mesditën e sotme.
Rreth orës 15:00 është dhënë komanda zjarr për 2 shpërthimet që kanë rrafshuar këto dy ndërtime të paligjshme në zonën e ishujve.
Drejtori i Drejtorisë së Ekzekutimit të INUK, Fatmir Meta, në prononcimin e tij për TV tha se, ky është fillimi i një aksioni disaditor në qytezën e Ksamilit, ndërsa ka quajtur shpërthimet e sukseshme.
Aksoni i nisur të mërkuren do të vijojë edhe në ditët në vijim deri në prishjen e objekteve të paligjshme të ndërtuara në ishujt e Ksamilit.
Pronarë të këtyre objekteve nuk kanë reaguar për prishjet ndërsa më parë ata kanë hequr nga objektet ato që mund të hiqeshin.