Fidanishte në ambjentet e shkollës, nxënësit protagonist të kësaj nisme

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 10

Berat- Shndërrimi i shkollave nëntëvjeçare, në shkolla ekologjike, e bënë qytetin e Beratit të parin në vend për zbatimin e një projekti, financuar nga Qeveria Suedeze, që synon të krijojë më tepër hapësira të gjelbërta, por dhe edukimin e nxënësve për ndjeshmëri ndaj mjedisit.
Në shkollën nëntëvjeçare "1 Maji" të këtij qyteti, përfundoi ndërtimi i fidanishtes së parë në Shqipëri. Dikur kjo shkollë konsiderohej si një nga më problematike të qytetit, për sa i përket mjediseve ku mësonin fëmijët, ndërsa sot ofron një tjetër pamje. Ndërtimi i kësaj fidanishteje do të ndikojë në rritjen e biodiversitetit urban dhe krijimin e korridoreve të gjelbërta brenda qytetit të Beratit, shprehet drejtori i shkollës, Ruzhdi Orizaj,
Fidanishtja ekologjike e shkollës nëntëvjeçare "1 Maji", u ndërtua nga Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim dhe Bashkia Berat, në kuadër të projektit "Shkollat Ekologjike në Qytetin Tim".

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS