DURRES- Operacioni për arrestimin e autorëve është realizuar nga policia e Tiranës, Durrësit dhe forcat speciale RENEA, dhe vjen 24 orë pas vrasjes së ndodhur në rrugën Zonja Curre, në afërsi të fushës Ali Demi në Tiranë. Në vrasjen e Aurel Zenkës në lagjen Ali Demi ka patur edhe një të plagosur. Policia ka siguruar dëshminë e një shoku të viktimës që ishte me të në momentin e krimit.
Versioni për plagosjen edhe të një personi, u ngrit nga ekspertët e kriminalistikës në vendngjarje, pasi kanë gjetur gjurmë gjaku që nuk i përkasin viktimës. Policia dyshon se i plagosuri ka qenë palë me autorët e vrasjes, ndërsa ai nuk është gjetur nga policia në asnjë nga spitalet shtetërorë dhe privat në kryeqytet. 38-vjeçari pronar një lokali në zonën e "ish-Bllokut" dyshohet se u qëllua për vdekje me armë zjarri sepse tentoi të hynte në mes të konfliktit për shkak të një borxhi të dy shokëve të tij.
Konflikti i ndodhur në mesditë por edhe disa ditë më parë kishte të bënte me një shumë të mbetur borxh mes dy shokëve të Zenkës, dhe ky i fundit ka shkuar për të shuar grindjen. Sipas policies Agron Goxhaj ishte personi me të cilin Zenka ishte konfrontuar fizikisht në grindjen e mesditës së të premtes, ndaj fill pas krimit uniformat blu ishin fokusuar kryesisht në kapjen e 40-vjeçarit.
Uniformat blu mësohet se kanë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit një shok të Zenkës që ka qenë me të në momentin e krimit.
Sipas policisë Goxhaj ishte personi me të cilin Zenka ishte konfrontuar fizikisht në grindjen e mesditës së të premtes, ndaj fill pas krimit uniformat blu ishin fokusuar kryesisht në kapjen e 40-vjeçarit. Me Zenkën, mbrëmjen e të premtes ku është ndjekur dhe qëlluar me armë të tipit pistoletë ka qenë edhe një shok tjetër i tij, i cili është marrë në pyetje në lidhje me autorët e vrasjes dhe konfliktet që sollën krimin.
Burimet policore thanë se janë intensifikuar kërkimet për kapjen e të dyshuarve si autorë të vrasjes, ndërsa gjenealitetet dhe të dhënat e tyre u janë dërguar me urgjencë pikave të klaimit kufitar për të mos lejuar daljen e tyre jashtë vendit