Durrës, komedia e Oskar Wilde "të jesh apo të mos jesh i ndershëm"

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Durrës -- Është shkruar 120 vjet më pare, por komedia që sjell teatri "Aleksandër Moisiu" vjen më aktuale se kurrë. "Të jesh apo të mos jesh i ndershëm" është komedia që vjen e bazuar në veprën e irlandezit Oskar Wilde shkruar 120 vjet më pare, "Rëndësia e të qenit Ernest". Regjisorja Driada Dervishi është kujdesur që shfaqja të përcjellë mesazhin e zvetënimit që rrezikon vazhdimisht një shoqëri, e cila mbështetet dhe mbështet hipokrizinë, në një kohë që vlerat shpesh mënjanohen dhe injorohen. Komedia ka në qendër temën e indenteteve të ndërruara: të dy protagonistët kanë krijuar nga një emër të ri të rremë për t'u shpëtuar ligjeve morale të shoqërisë. Grupi i aktorëve të rinj që interpretojnë rolet kryesore janë Ervin Doko dhe Adelina Muça, si dhe Marko Bitraku e Andia Xhunga. Kostumet janë punuar nga Keidi Seidiu dhe Lira Koça, ndërsa muzika e përzgjedhur nga Julian Shyti plotëson më së miri shfaqjen.

Share This Video


Download

  
Report form