"Zhduken" deputetët e Vlorës, qytetarët: Veç Ramës nuk kemi parë asnjë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Përveç kryeministrit, asnjë nga deputetët e qarkut të Vlorës nuk është dukur me në terren pas përfundimit të zgjedhjeve qëndrore.
Kështu janë shprehur banorët e qytetit bregdetar të cilët kanë vijuar se problemet e tyre vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje, ku nga më të mprehtat veçohen ato në zonat rurale, rrugët, ujësjellësat dhe energjia elektrike mbeten shqetësimet primare.
Që prej vitit 1997, në qarkun e Vlorës , çdo deputet ka pasur një zyrë të përbashkët, ku çdo të premte qytetarët kishin mundësi të prezantonin problemet e tyre.
Aktualisht në Vlorë , përveç zyrës së kryeministrit, ku akumulohen qindra ankesa në ditë , asnjë nga deputetët e tjerë të qarkut të Vlorës, të majtë apo të djathtë, nuk kanë asnjë derë të hapur ku qytetarët mund të trokasin.

Share This Video


Download

  
Report form