Legalizimet, Opozita s'voton pr/ligjin: Cënon ish-pronarët

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Tiranë- Në komisionin e Ekonomisë opozita nuk votoi sot pr/ligjin e legalizimeve duke deklaruar se ky ligj ka risqe financiare jashtëzakonisht dhe ka përplasje me atë të kthimit të pronës. Në mbledhjen e sotme ligji i Legalizimeve ngjalli debate të shumta në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Ish-ministri i Financave deklaroi se ndryshimet ligjore nuk zgjidhin asgjë, madje bien ndesh me ligjin për kthimin e pronave ish-pronarëve, duke u kthyer në një barrë për buxhetin e shtetit. Ky fakt është kundërshtuar prej ministres, Eglantina Gjermeni. "Futemi në konflikte ligjore dhe me risqe financiare jashtëzakonisht të rënda. Kemi dy ligje paralel, një i legalizimeve që bënë fjalë për trajtimin e pronës dhe ish-pronarëve, dhe një ligj për kthimin dhe kompesimin e pronës, që merr në konsideratë trajtimin e çështjes së shpërblimin dhe ndërshpërblimin të ish-pronarëve. Këto ligje nuk ndjekin të njëjën logjikë dhe të njëtën parametra. Nëse bëhet legalizim pa u zgjidhur pronësia barra do i bjerë qeverisë. Keni mashtruar. Ky ligj përplaset me atë të kthimit të pronës" u shpreh Bode. Në replikë Gjermeni u shpreh " Po të isha në vendin tuaj do kërkoja ndejsë për mungesën e përgjegjësisë, për mungesën e angazhimit, për korrupsionin, për abuzimet e bëra pafund. " Deputetët janë përplasur ndër të tjera edhe për legalizimet në kryeqytet. Kreu i ALUIZNI, Artan Lame, deklaroi se kohët e fundit janë konstatuar mjaft shkelje në emër të punonjësve të këtij institucioni. Projektligji i legalizimeve edhe në këtë komision u miratua vetëm me votat e mazhorancës.

Share This Video


Download

  
Report form