Sela: Thaçi të mbajë përgjegjësi për humbjen, të jep dorëheqje

alsatmtv 2015-08-22

Views 1

Menduh Thaçi të jep dorëheqje nga kreu i partisë në Kongres të jashtëzakonshëm që duhet të organizohet nga Kuvendi qendror i PDSH-së. Kështu kërkoi Kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela, i cili ashtu siç kishte paralajmëruar, bashkë me degën e Strugës do ti prijë iniciativës për shkarkimin e liderit të PDSH-së Menduh Thaçi. Humbja me 90 mijë vota diferencë në zgjedhjet parlamentare, sipas Selës, është arsye më se e mjaftueshme për dorëheqjen e Thaçit.

'Kongresi është ai në të cilin kryetari aktual i PDSH-së duhet të jep dorëheqje, a duhet apo jo, e ka thënë vet sovrani, ai duhet ta jep dorëheqjen', deklaroi Ziadin Sela, kryetar i Komunës së Strugës.

Përveç humbjes në zgjedhjet parlamentare, Sela përmendi edhe dështimin në zgjedhjet presidenciale, në të cilat PDSH-ja si parti e vetme shqiptare garuese në zgjedhje, humbi edhe Tetovën nga VMRO-ja. Sela kërkoi përgjegjësi nga Thaçi edhe për votimin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale pa vendim të organeve partiake.

'Si ndodhi që PDSH-ja humbi në qendër të Tetovës nga VMRO-DPMNE-ja. Dhe kur jemi te kjo, kongresi duhet të diskutojë dhe për faktin se me çfarë të drejte Menduh Thaçi mori vendim që ta përkrahë presidentin dhe të del të votojë. Ne jemi marrë vesh, strukturat partiake që të përkrahim një kandidat shqiptar në raundin e parë, tani ai duhet të japi llogari në kongres, me instruksion të kujt mori fletën e votimit dhe votoj për presidentin e shtetit, se për kë, duhet të deklarohet ai vet', tha Ziadin Sela, kryetar i Komunës së Strugës.

Duke komentuar paralajmërimet e Menduh Thaçit për përfshirjen e PDSH-së në Qeverinë e re, Sela tha se këtë vendim nuk mund ta sjellë krye në vete një kryetar partie në ikje.

'Është kongresi ai i cili duhet të merr vendim për pjesëmarrjen ose jo në qeveri të PDSH-së dhe kjo assesi nuk duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje që bën një kryetar partie në ikje, i cili nuk ka përkrahjen e të gjithë strukturave partiake për vendime të cilët mundohet që ti marrë', u shpreh Ziadin Sela, kryetar i Komunës së Strugës.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i anëtarit të kryesisë qendrore të PDSH-së Imer Aliu.

Listat e kandidatëve për deputetë në njësinë e pestë zgjedhore, ishin mollë sherri për përplasjet e drejtpërdrejta mes Selës dhe Thaçit, pas çka ky i fundit vendosi të largojë nga partia Selën dhe kryetarin e degës Lavdrim Elmazin. Thaçi madje të dielën, pasi humbi zgjedhjet, një pjesë ta fajit ia hodhi edhe Selës. Për shkak të vendimit të degës së Strugës për të pezulluar aktivitetet deri në përfundimin e zgjedhjeve, PDSH-ja në njësinë e pestë zgjedhore, për herë të parë mbeti pa deputet. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form