Treg i përbashkët energjetik Shqipëri-Kosovë, Pacolli-Gjiknuri: Rritje të ekonomisë në dy vendet

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 3

Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një treg të përbashkët në sektorin e minierave dhe energjisë. Zëvendës.kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Shqipëri-Kosovë të mbajtur në Tiranë theksoi se tregu i përbashkët do të rrisë mundësitë e zhvillimit ekonomik midis dy vendeve. Ndërsa duke folur për gjendjen ekonomike të Kosovës dhe krahasuar atë me Shqipërinë, Pacolli tha se janë bërë gabime përsa i përket privatizimeve. "Insistoni sa më parë që ky treg i përbashkët të funskionojë. Sa vështirë është në verë, kur është temperatura e lartë, 40 gradë ndoshta, i sheh liqejtë artificialë që nuk kanë ujë dhe Shqipëria importon rrymë elektrike. E në anën tjetër në Kosovë bagerat funksionojnë me kapacitet të plotë dhe prodhojnë rrymë elektrike, bile të tepruar dhe ajo rrymë elektrike shkon në ajër" tha Pacolli. Ministri shqiptar i Energjisë, Damian Gjiknuri, deklaroi se shumë shpejt midis dy vendeve do të realizohen projekte të përbashkëta për energjinë. "Po fokusohemi tek eficensa e shtetit shqiptar sa i përket lehtësirave për investimet e huaja, transparenca , një element shumë i nevojshëm dhe më vjen mirë por njëkohësisht më vjen dhe keq kur zoti.Pacolli e di sesa pak transparente janë konçesionet në Shqipëri, lejet minerare, fragmentimi i tyre, gjë që nuk ka krijuar mundësi për investime serioze" deklaroi Gjiknuri. Aktualisht mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë nisur përgatitjet për realzimin e linjës së tensionit të lartë 400 kv Tiranë-Prishtinë, një financim i KFW. Shqipëria ekporton energji të prodhuar nga hidrocentralet në Kosovë, ndërsa prej andej ne marrim energji të prodhuar nga termoncentralet, kryesisht gjatë sezonit veror.

Share This Video


Download

  
Report form