Pacolli i përgjigjet akuzave të Krasniqit: I paaftë dhe gënjeshtar

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Zëvendës.kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kreu i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ishte i ftuar sot në intervistën e orës 19:00 në Ora Live. Numri dy i qeverisë së Prishtinës ka vizituar ambientet e Televizionit Ora News , ku është pritur nga Presidenti Ylli Ndroqi dhe stafi i Televizionit dhe më pas në studion e Ora Live Pacolli ka folur për bashkimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Pacolli i është përgjigjur dhe akuzave të Jakup Krasniqit ndaj tij.

"Sëpari ky është një koleg imi i klasës. Ne kemi qenë në shkollën e mesme bashkë dhe ka qenë shumë i paaftë, ka qenë i ulur në bankën e fundit. Kjo është për mua një gënjeshtër e kulluar dhe turp për një.., turp edhe një herë për një kryeparlamentar të një shteti me e lëshu një gënjeshër të tillë. Është mëkat të merresh me një njeri të tillë" deklaroi ai. Kreu i AKR-së ka deklaruar se partia e tij nuk vë kushte paszgjedhore për koalicionet e mundshme me PDK apo LDK, ndërsa ka pohuar se në zgjedhjet e ardhshme do të hyjë si kandidat për Kryeministër.

Behgjet Pacolli, kreu i AKR-së, pritet të garojë i vetëm në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë me një platformë të qartë për Kosovën, ku ai do të kërkojë votën e qytetarëve për të qenë Kryeministër i Kosovës këtë vit.

Share This Video


Download

  
Report form