A1 Report - Kukes, ujesjellesi i ri nuk çon uje ne rubineta, vetem permbyt fushat

Report TV 2015-08-22

Views 3

KUKËS - Ujësjellësi i ri i qytetit të Kukësit, përfunduar vitin e kaluar, ka aq shumë difekte sa edhe në ato pak orë që furnizon me ujë qytetin dhe 14 fshatrat, krijon probleme të mëdha. Njëra prej linjave të tij është vazhdimisht e dëmtuar dhe shkakton përmbytjeve e fermave të fshatarëve të zonës nëpër të cilën kalon.

Ujësjellësi i ri është kthyer në një makth pa zgjidhje për institucionet vendore në Kukës. Fondi prej 3.5 milionë eurosh që shërbeu për ndërtimin e ujësjellësit synonte zgjidhjen e furnizimit me ujë, por bashkia dhe prefektura tashmë kërkojnë hetim, sepse investimi nuk është kryer i plotë dhe siç duhet.

Specialistët e Ujësjellës - Kanalizimeve thanë se kjo situate ka ardhur si rezultat i punimeve pa cilësi që ka kryer kompania ndërtuese, duke nisur që nga tubat që janë shumë të vegjël dhe të papërshtatshëm për të përballuar presionin që krijohet nga sasia e madhe e ujit.

Ujësjellësi i ri i Kukësit dhe dy komunave, Shtiqën e Bicaj, nisi të ndërtohet në vitin 2OO9 por me shumë probleme, që nga zvarritja e investimit, mënyra e ndërtimit e deri përfundimi i tij me shumë difekte.

Share This Video


Download

  
Report form