Kultura italiane në Tiranë, aktivitete gjatë majit

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 5

Në muajin maj, Instituti italian i Kulturës në Tiranë ka programuar një sërë aktivitetesh kulturore për fëmijë e të rinj. Këto aktivitete do të nisin me rastin e vizitës në Tiranë të Presidentit të Senatit të Republikës italiane, Pietro Grasso, ku më 5 maj do të nisë edhe prezantimi i librit "Për të mos vdekur nga mafia dhe Leksione për mafian". Por aktivitetet nuk do të mbeten në kuadër vetëm të botimeve. Do të ketë gjithashtu edhe kërcime, ku në skenë do të ngjiten balerinë të njohur jo vetëm në Shqipëri, por që që kanë bërë famë e karrierë jashtë vendit si Kledi Kadiu, Anbeta Toromani dhe balerinë të tjerë të famshëm nëpër botë, Claudia Vecchi dh Alessandro Macario, të cilët do të performojnë në spektaklin "Hera e pare", i programuar në orën 20:00 pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Aktiviteti organizohet nga Teatri i Operas në bashkëpunim me Ministritë e Kulturës dhe të Punëve të Jashtme dhe gëzon mbështetjen e Ambasadës dhe të Institutit. Ndërsa më 6 maj do të nisë në Pedonalen e Shkodrës projekti "Tre tenorët", që do të bashkojë artistët më të njohur vendas dhe italianë, të cilët do të këndojnë sëbashku për të festuar Festën e Luleve. Muzika do të jetë përsëri protagoniste nga 10 deri 12 maj në Vlorë, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Folkloristike Aulona. Aktivitetet sipas organizatorëve do të vijojnë deri në datën 20 maj.

Share This Video


Download

  
Report form