Tirane- Një përfaqësi e shoqatës së të shkarkuarve nga Administrata ka hyrë në ambjentet e Panairit të Punës ku merrte pjesë dhe kryeministri, Edi Rama, për të protestuar në ditën botërore të Punëtorëve.
Ata janë nxjerrë me forcë nga ambjentet e pallatit të Kongreseve, ndërsa pjesa tjetër e protestuesve nuk janë lejuar të hyjnë në këto ambjente.
Një grua, pjesë e kësaj përfaqësie u nxorr me forcë në momentin që lëshoi thirrje kundër ministrit Veliaj.
Pergjigja e Rames: Aplikoni per punë
Kryeministri Edi Rama u ka dhënë përgjigje edhe të shkarkuarve nga administrata, duke u thënë se Panairi i Punës është një mundësi e mirë për ta që të punësohen.
"Dëgjova një zonjë që tha ne jemi intelektualë. Unë besoj se 100 vende pune që ofrohen këtu janë për intelektualët dhe jo fshesarët, pavarësisht se cështja e intelektualitetit është cështje tjetër. 100 vende pune nga kompanitë celulare, sigurimeve janë për intelektualëët"
"Mos prisni që punën tua sjellë qeveria në shtëpi, por aplikoni dhe prisni me durim. 30 aplikime për një vend pune në vendet e BE, kjo ëhstë lufta ë punëkërkuesve në të gjithë vendet e BE" ka qënë mesazhi i Ramës.
Protesta e të shkarkuave nga administrate ishte njoftuar të niste në orën 11 00, pikërisht në kohën kur Panairin e Punës e vizitoi kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mirëqënies dhe Cështjeve Sociale, Erjon Veliaj.