A1 Report - Flet babai i kusheririt 'të pabese' Polici boksier liroi serial killerin

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE- Dyshime për një oficer policie që të ketë ndihmuar Dritan Demirajn t'i shpëtonte burgut, që në tentativën e parë të vrasjes për xhelozi të djalit 22-vjeçar të dajos së tij Klaudio Dine. Gazeta "Shqiptarja.com" përsa kohë nuk ka një hetim të plotë ka vendosur të mos e bëjë publik emrin e oficerit të lartë të Komisariatit Nr.2 të Policisë së Tiranës, me të cilin Demiraj kishte qenë shok i të njëjtit ekip boksi në kryeqytet. Vetë Demiraj e ka pranuar këtë fakt për Prokurorinë e Riminit ku ndodhet i arreatuar për vrasjen e bashkëjetueses së tij Lidia Nusdorfi dhe të dashurit të saj po italian.

Në deklaratën për Prokurorët e Riminit, Demiraj ka thënë se në komisariat kur ndodhej i shoqëruar ka takuar një shok të tij të ekipit të boksit që ishte bërë oficer i lartë krimesh. Ky i fundit kishte gjetur dhe një foto ku ata kishin dalë bashkë në palestrën e boksit dhe më pas e kishte lënë të lirë. I njëjti fakt konfirmohet edhe nga Idai Dine, dajoja i Demirajt, dhe babai i Klaudios. Në një intervistë eksluzive për "Shqiptarja.com" dhe "A1Report", Idaiu shprehet se nipi i tij ka dalë në më pak se 16 orë izolim në Komisariatin Nr.2, edhe pse e ka sharë e ka goditur me shishe birre në shtëpi, madje edhe e kërcënuar për orë të tëra dhe në komisariat. Por, edhe pasi është liruar Demiraj ka vijuar t'i bëjë atij kërcënime me jetë për familjen duke i pranuar dhe mbështetjen që kishte nga shoku i tij oficer policie. Pesë muaj më pas Demiraj do të kthehej sërish tek familja e dajos dhe të qëllonte 3 herë me pistoletë në drejtim të Klaudios por fatmirësisht pa e goditur atë. Dhe shtatë muaj nga lirimi i tij në komisariat ka përbushur planin e hakmarrjes, duke vrarë në fund të shkurtit bashkëjetuesen Nusdorfi dhe një ditë më pas të dashurin e saj italian. Idai Dine është vendosur nga Vlora në Tiranë në vitin 1989 dhe ka një jetë që punon si bukëpjekës.

Zoti Idai,çfarë ka ndodhur mes jush dhe nipit tuaj Dritanit?
Në 23 korrik më mori në telefon Dritani dhe më njoftoi se do vinte të më takonte për një sqarim. Ishte pas mesnate dhe unë isha në punë, pasi punoj natën në një furrë buke.

Share This Video


Download

  
Report form