Përkeqësohet liria e medias, Shqipëria zbret dy vende më poshtë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Tirane- Media në Shqipëri është më pak e lirë. Ky është konkluzioni i Freedom House që e zbret Shqipërinë dy vende më poshtë se një vit me parë në raportin e përvitshëm mbi lirinë e medias.

Shqipëria është rendiuar e 98-të, ndryshe nga një vit më parë kur ishte e 96-të, duke u radhitur këshu në mesin e vendeve pjesërisht të lira.

Të njënjtin vend mban edhe Kosova, e cila ka shënuar progres, pasi vitin e kaluar kur radhitej e 102-ta.

Si Shqipëria dhe Kosova kanë nga 49 pikë në vlerësimin e Freedom House ku shkalla 0 është rezultati më pozitiv, ndërsa shkalla 100 është pika më e ulët.

Sipas Freedom House 3 shtete me median më të lirë janë Holanda Norvegjia dhe Suedia.

Në rajonin e Evropës juglindore Serbia është e 74-ta, Mali i Zi në vendin e 78-të, Kroacia në vendin e 83-të. Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia radhiten pas Shqipërisë dhe Kosovës.

Freedom House vlerëso. se liria e medies ka shënuar rënien më të madhe në dhjetëvjetëshin e fundit. Vetëm një në shtatë njerëz jeton në vendet me media të lirë.

Rënia është nxitur pjesërisht nga zhvillimet në disa shtete të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Egjiptin, Libinë, dhe Jordaninë, problemet në Turqi, Ukrainë, dhe në një numër vendesh në Afrikën lindore, si dhe përkeqësimi në mjedisin relativisht të hapur medial të Shteteve të Bashkuara.

Share This Video


Download

  
Report form