Durrës-Grabitet me armë një supermarket në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në lagjen 6 të qytetit, pranë spitalit, ku persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur supermarketin.
Burime nga policia, e cila ka mbërritur në vengjarje, bën me dije se dyshohet se grabitësit kanë arritur të marrin një shumë parash, vlera e të cilës nuk bëhet me dije.
Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat një person lidhur me grabitjen, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.