A1 Report - Balla: Tv "Klan" mori 17 milione USD nga Qeveria e Berishes

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANË -- Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ftuar në studion e "A1 Report" ka deklaruar se deri më tani janë 300 dosje kallëzimesh për korrupsion që i janë dërguar Prokurorisë, por sipas tij ajo po ecën shumë ngadalë duke proceduar me vetëm 10 dosje. Sipas deputetit Balla, 192 nga këto kallëzime janë dorëzuar nga Ministria e Financave dhe institucionet e saj të varësisë. Ndërkaq, dosje janë dorëzuar në Prokurori edhe për ALUIZNI-n dhe Hipotekat.

Duke u ndalur konkretisht tek dosjet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, deputeti Balla tha se është në interes të drejtësisë shqiptare që Prokuroria të hetojë çështjen.

Balla tha se rreth 17 mln $ janë dhënë nga institucionet qeveritare në qeverisjen e kaluar për të sponsorizuar televizionin "Klan", duke shtuar se "Televizioni 'Klan' mori në një dorë 1 mld lekë nga Imami para zgjedhjeve".

Në qendër të bisedës në studion e "A1 Report" u soll edhe një tjetër çështje e diskutuar së fundmi lidhur me rastin e përfshirjes së vajzës së ish-kryeministrit me një aferë korruptive me një biznesmen të huaj, Ansar. Balla tha se Prokuroria duhet të hetojë këtë çështje, dhe palët të thirren për të dëshmuar.

Sa i takon një tjetër çështje të nxehtë, të diskutuar së fundmi, lidhur me përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun e lëndëve narkotike, deputeti Balla tha se "akuzat ndaj FA janë drejt shuarjes". Deputeti i PS-së tha se SHISH mohoi ekzistencën e provave lidhur me përfshirjen e FA në trafikun e drogës. Ndërsa shtoi se është shqetësues fakti që presidenti Nishani, si Komandat i Përgjithshëm i FA nuk mbajti asnjë qëndrim lidhur me këtë çështje.

Flitet për një dosje voluminoze dhe shumë korrupsion së fundmi?
Jemi në një situatë kur në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në prokuroritë në varësi të saj ka një numër të madh kallëzimesh. Janë 300 dosje për korrupsion. 192 kallëzime janë vetëm nga Ministria e Financave dhe institucionet e varësisë së saj, tatime, dogana. Prokuroria po ecën ngadalë. Vetëm për 10 prej tyre kanë filluar të bëhen arrestimet dhe procedimet e mëtejshme penale. Nuk kemi hequr dorë nga asnjë akuzë që kemi bërë. Imami ka shitur një ton skrap me çmimin e një toni zhavorr. Dhe kjo është dosje në Prokurori. Një ditë me urdhër të Berishës, Imami harxhoi një shumë të madhe parash për të blerë një pajisje për përgjim, ka përgjuar edhe të vetët. 3 dosje janë në ngarkim të ish-ministrit Imami, ndërkohë që ka dosje për ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes. Janë harxhuar 17 mln dollarë nga shteti shqiptar, nga institucione të ndryshme. Ka çështje që lidhen me ALUIZNI-n, janë 30 dosje në Prokurori për procedurën e legalizimit. Po kështu ka dosje për Hipotekën.

Share This Video


Download

  
Report form