170 kompani italiane në Tiranë, Ahmetaj: Mundësi investimi dhe lehtësira

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 3

Tiranë- Interesi i biznesit italian, për të qenë i pranishëm me investime në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Rreth 170 kompani nga fusha të ndryshme, kanë shprehur interes për të qenë të pranishme në "Javën italiane". Ambasadori, Massimo Gaiani, ku bashkë me Ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj, bënë të ditur dhe axhendën e këtij aktiviteti, theksoi se kjo është një mundësi e mirë për krijimin e urave të bashkëpunimit mes bizneseve të dy vendeve. " Ka shumë sipërmarrje italiane që e shikojnë Shqipërinë dhe si një portë hyrëse ndaj një tregu që përbëhet nga mbi 10 mln banorë,që është ai ballkanik ku përfshihen edhe Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe më gjërë" tha Ambasadori. Ndërsa, Ministri Ahmetaj u ndal tek nisma "Shqipëria 1 Euro", tha se tashmë janë konkrete kërkesat nga bizneset që duan të përfitojnë. "Java italiane" synon të prezantojë në sytë e investitorëve italian, mundësitë që ofron Shqipëria në disa sektorë prioritarë, si ai energjetik, turizëm, industri përpunuese dhe bujqësi.

Share This Video


Download

  
Report form