Kush vishet mirë në Shqipëri? Sipas shijeve të gazetarit të njohur Sokol Ballës Sali Berisha tashmë ka nisur të vishet mirë edhe Edi Rama, i cili sipas gazetarit të njohur kryeministri ka transformim rrënjësor në garderobën e tij. Por ky transformim rrënjësor e ka bërë më të mërzitshëm.
"Ka qenë më interesant i veshur keq" tha moderatori i "Top Story" në Top Channel i ftuar mbrëmë në emisionin "Jamais Vu" të Mustafa Nanos në RTV Ora News.
"Të njëjtin kostum që ia ka veshur vetes fizikisht ia ka veshur dhe sjelljes së tij politike, por kjo e ka bërë pak më të mërzitshëm seç ka qenë. Ka qenë më interesant i veshur, më keq por ishte më interesant. Unë mendoj se Edi Rama iu nënshtrua një transformimi rrënjësor mbas moshës 35 vjeçare për t'ju përshtatur projektit të tij politik për t'u bërë kryetar i PS-së dhe kryeministër. Veshja e kostumit të teritaltë të Partisë së Majtë më të madhe në Shqipëri i erdhi me një faturë. Mendoj që faturën e pagoi gjatë viteve 2005-20011 por i dha frytet më pas. Sot është kreu i PS- së i pa rrezikuar nga askush brenda PS dhe sot është kryeministër." Thotë Balla.
Më shumë
Emisioni i plotë në Jamas Vu
https://www.youtube.com/watch?v=q5nSucRS7FI