Ahmetaj në panairin punësimit: Punësimi, në themel të punës së qeverisë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Industrisë, Arben Ahmetaj, nxiti qytetarët për punësimin pasi ka njohur nga afër oferat që bënë bizneset në panairin e punësimit. Duke e quajtur "Pallatin e koncerteve" ku bëhet panairi si një zyrë të madhe punësimi, Ministri tha se fondi për punësim nuk është reduktuar, madje ai do të rritet duke i rikujtuar qytetarëve se punësimi është në themel të punës së qeverisjes.
Ministri Ahmetaj tha se Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më tepër si një vend tërheqës për investitorët e huaj, ku kompani nga vende si Italia, Gjermania, Austria, apo Anglia kanë paraqitur projekt- idetë e tyre për të investuar në Shqipëri në industri mekanike apo në sektor të tjerë duke e parë si një mundësi më tepër për të rritur punësimin.
Gjthashtu, Ministri Ahmetaj u ndal edhe në paketën fason ku në 3 muaj sipas tij janë hapur 2000 vende të reja pune.

Share This Video


Download

  
Report form