A1 Report - Apoloni, Gjermeni me disa ambasadore hap sezonin turistik

Report TV 2015-08-22

Views 1

FIER - Ambasadorët e 35 përfaqësive diplomatike në Tiranë kanë vizituar sot Apoloninë antike në kuadër të çeljes së sezonit turistik.

Ministrja e Kulturës Eglantina Gjermeni kishte ftuar atje, dhjetra ambasadorë, për të promovuar vlerat e qytetit antik si dhe për të inaguruar sinjalistikën e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, financuar nga Ambasada Franceze, një moment për t'u mbajtur mend ky duke pasur parasysh faktin se 90-vjetë më parë ka qënë pikërisht një arkeolog francez, Leon Rei, ai që nisi gërmimet aty.

Drejtori i Parkut Arkeologjik Marin Haxhimihali e vlerësoi mjaft investimin e bërë. Ai tha: "Nga viti në vit është fakt që frekuentimi turistik i Apolonisë po rritet. U zgjodh pikërisht ky moment për të bërë këtë promovim: një sinjalistikë turistike bashkëkohore, në tri gjuhë, me ilustrime sintezë nga profesionistë të fushës, diçka që e prisnim prej kohësh dhe u mundësia prej Ambasadës Franceze. Ardhja e gjithë këtyre përfaqësusve të trupit diplomatik dhe sidomos ardhja e autostradës afër Apolonisë, pritet t'i shumëfishojë turistët."

Ndërsa, ministrja Gjermeni vuri në dukje: "Edhe Apolonia, edhe Ardenica, janë dy qendra të rëndësishme për identitetin tonë kulturor, për trashëgiminë tonë kulturore dhe historike, që na përfaqësojnë denjësisht. Mendojmë të përzgjedhim këto dy qendra për të promovuar vlerën dhe traditën tonë, për të promovuar Shqipërinë, potencialet e saj historike dhe kulturore.

Ky mesazh i përcillet edhe trupit diplomatik në Shqipëri për t'ia përcjellë vendeve të tyre. Këtë aktivitetit të Qeverisë shqiptare për të promovuar vlerat e qendrave kulturore, e kemi filluar me trupin diplomatik e do ta vazhdojmë me median dhe me operatorë turistikë,"- përfundoi ajo.

Share This Video


Download

  
Report form