"Në mbrojtje të jetës", policia e Lezhës dhuron gjak për fëmijët talasemikë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Lezhë-Efektivët e policisë së Lezhës dhurojnë gjak për fëmijët e prekur nga sëmundja e talasemisë.

Kanë për detyrë që të ruajnë rendin dhë sigurinë publike, por këtë radhë kanë treguar humanizmin e tyre për njerëzit në nevojë. Drejtori i policisë së Lezhës, Niko Brahimaj, premton se një nismë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Drejtoresha e Kryqit të Kuq në Lezhë, Florinda Gjergji, bën apel që një shembull i tillë të ndiqet edhe nga institucione të tjera, pasi është e nevojshme që gjaku të mos mungojë.

Thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurim vullnetar të gjakut i është përgjigjur i gjithë efektivi i policisë në Lezhë, duke dhënë ndihmën e tyre për fëmijet talasemikë.

Share This Video


Download

  
Report form