Qeveria: BDI dhe VMRO negociojnë, Thaçi shpreson

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi përsërit se subjekti që ai drejton do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Thaçi madje ka ironizuar takimet e e Ahmetit me Gruevskin duke theksuar se BDI-ja takohet me Gruevskin vetëm sa për t'i puthur dorën. Ndërkohë, për vete ai është shprehur se ka për qëllim të shkëpus sa më tepër nga kulaçi qeveritar, me qëllim që siç shprehet ai, t'ua ndaj shqiptarëve.

"BDI-ja nuk zhvillon kurrfarë bisedimesh me qeverinë. Ata shkojnë tash te Gruesvki vetëm për t'ia puthë dorën. E përsëris, sa i përket BDI-së dhe Ali Ahmetit, nuk i bëj hesap, ne jemi pjesë e qeverisë. Unë, në kuadër të këtyre bisedimeve kam disa gjëra mbi të cilat nuk mund të kaloj. Ata nuk paraqesin kurrfarë problemi". Mua më impresionon vetëm kur i kam përballë maqedonasit dhe sa më shumë t'u marrë hise. Sa më shumë t'u marrë atyre dhe t'u jap shqiptarëve. Kjo është beteja ime. Kjo është beteja jonë e gjithë neve", deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Ndërkohë, prej të enjtes, grupet e punës mes BDI-së dhe VMRO-së vazhdojnë negociatat e tyre, rreth formimit të mundshëm të qeverisë së re. Se çfarë përmban kjo platformë, nga BDI nuk japin detaje edhe pse theksojnë se nuk kanë ndërmend të lëvizin nga prioritet e tyre, integrimi i shpejt i vendit në strukturat euroatlantike dhe avancimi i statusit të shqiptarëve në Maqedoni. Numri i resorëve dhe emrat e kuadrove pritet të jenë temë bisedimesh në një fazë të mëvonshme. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form