Mbi 64% e fëmijëve me aftësi nuk ndjekin dot arsimin e detyrueshëm

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Tiranë- Në Shqipëri, 64.2% e fëmijëve me aftësi të kufizuar nga mosha 6 deri në 15-vjeç nuk ndjekin arsimin e detyruar.

Kjo jo vetëm për shkak të paragjykimeve që kanë prindërit apo mungesës së infrastrukrës në shkolla, por sepse mungojnë mësuesit mbështetës.

Këta mësues që në Shqipëri në një shkollë numri është vetëm 1 kur nevojat janë më të larta, nuk inkurajohen e mbështeten financiarisht nga Ministria e Arsimit.

Këtë shqetësim e kanë bërë publik "Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri".

Ky koalicion i përcolli një sërë rekomandimesh Ministrive përkatëse si asaj të Arsimit, Ministrisë së Mirëqënies Sociale e Rinisë.

Të dhënat janë shqetësuese për numrin e lartë të fëmijëve më aftësi të kufizuara, ku sipas të dhënave zyrtare në vendin tonë ka 17.785 fëmijë me aftësi të veçanta si të verbër, para e tetraplegjikë, si dhe me aftësi të kufzuara mendore.

Share This Video


Download

  
Report form