A1 Report- Beqaj padit per shpifje presidentin e Farmacisteve, kerkon 150 mln lekë

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANË- Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, kërkon 150 milion lekë të vjetra dëmshpërblim nga presidenti i nderit të Urdhërit të Farmacistit Arian Jaupllari. Dëmshpërblimi kërkohet si pasojë e një shkrimi të botuar në një gazetë, ku Jaupllari shkruane se "...Asgjë nuk e shpëton dot Beqajn nga rruga e burgut..." dhe për pasojç ministri i çshtç drejtuar gjykatçs sç Tirançs, ku ka depozituar kërkesë padinë civile. Padia është dorëzuar në 2 maj në sekretarinë e gjykatës së Tiranës dhe mban numrin 10622. Ndërkohë gjyqtare është zgjedhur Marinela Osmani. Në objekt padinë e tij ministri Beqja, argumenton se:"Në këtë shkrim i padituri Jaupllari ka konsumuar shpifje dhe ka paraqitur publikisht të dhëna e informacione të pavërteta duke i adresuar në emrin tim Ilir Beqja, aktualisht me detyrë Ministër i Shëndetësisë. Duke u ndier i cënuar në personalitetin dhe figurën time morale publike, me anë të kësaj kërkesë padie, kërkoj gjyqësisht detyrimin e të paditurit Arian Jaupllari, të shpërblejë dëmin e shkaktuar si pasojë e cënimit të imazhit, reputacionit, prestigjit, emrit dhe kredibilitetit tim".

Padia e plotë
Deklarimet e palës së paditur, siç u përmendën më sipër, janë bërë me dashje dhe me bindje nga i padituri dhe nuk pasqyrojnë realitetin, madje e shtrembërojnë atë. Duke ju referuar dispozitës të sipërcituar dhe pikërisht përmbajtjes së pikës 2 të kësaj dispozite, rezulton se jo vetëm deklaruesi ka dezinformuar lidhur me ekzistencën e këtij fakti, por edhe me faktin se legjislacioni nuk e paskej parashikuar këtë lloj shërbimi. Nga përmbajtja e dispozitës rezulton qartësisht se legjislatori jo vetëm që ka kufizuar mundësinë e përfshirjes së kategorive vendeve të panjohura që prodhojnë medikamente, por me qëllimin dashakeq të cënimit të imazhit tim, ai shkruan se "Përsa i përket cënimit të sigurisë së barnave Beqaj gënjen..." Në kundërshtim me sa paraqet i padituri, kjo vërteton se sa reale, të përgjegjshme e serioze janë angazhimet publike dhe objektivat që Ministri i Shëndetësisë i ka bërë publike përmes mediave.

Duke marrë parasysh se i padituri ka bërë deklarime me cilësinë e ish Drejtorit të Drejtorisë Farmaceutike, si dhe ish President i Urdhërit të Farmacistit, është e qartë se më shumë se kushdo tjetër nga publiku që nuk ka qenë në strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë, është i ndërgjegjshëm për dezinformimin që përmbajnë deklarimet e tij dhe referimet jo të sakta në Ligjin për barnat dhe shërbimin farmaceutik, me të cilat, qartësisht rezulton se ka synuar krijimin në opinionin publik të bindjes se Ministri aktual i Shëndetësisë po manipulon opinionin publik duke paraqitur fakte të paqena për të mbuluar korrupsionin.

Veprimet e palës së paditur, të ekspozuara publikisht, janë ndërmarrë dukshëm me qëllim cënimin e emrit të mirë, nderit, personalitetit, imazhit dhe kredibilitetit tim si paditës, duke më shkaktuar prishje të imazhit si funksionar publik dhe si person. Sa më sipër përbëjnë dëm jopasuror që më është shkaktuar mua si paditës, p...

Share This Video


Download

  
Report form