Fotoja e Enverit, Naço sqaron: U përula para dëshmorëve të Beratit

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, sqaroi debatin për homazhet në nderim të dëshmorëve të atdheut në Berat, ku në lapidarian që përkujton të rënët për atdheun ishte vendosur fotografia e Enver Hoxhës.

Në një reagim të shkurtër Ministri Naço thotë se në Berat ai ka bërë homazhe për Margarita dhe Kristaq Tutulanin, të cilët dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë.

Këtë qëndrim Ministri Naço e bëri edhe nga Berati menjëherë pas cremonisë dhe para se vetë çështja të ngjallte këtë debat.

"Unë besoj që pashë foton e Margarita dhe Kristaq Tutulanit dhe u përula përpara këtyre Dëshmorëve edhe të qytetit të Beratit, të cilët në moshë të re dhanë jetën e tyre për të arritur në këtë ditë sot, dhe lavdi të përjetëshme Kristaq dhe Margarita Tutulanit," tha ai

Fotografia e Enver Hoxhës pranë lapidarit ku u kryen homazhet për dëshmorët ishte vendosur nga këshilltari i Partisë Komuniste Aleko Boçe ndërsa akti shkaktoi regime të menjëhershme.

Share This Video


Download

  
Report form