Papunësia në Elbasan, Zyra Kombëtare e Punësimit takim me biznesin

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Nxitja e bizneseve për më shumë punësim dhe krijimin e lehtësive në aktivitetin e tyre, kanë qenë në fokus të takimit të organizuar në Elbasan mes Zyrës Kombëtare të Punësimit dhe përfaqësues të shoqatës së biznesit.
Brikena Nallbani, drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar të Punësimit është shprehur se ky është një tur i cili do të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit me qëllim ofrimin e mundësive për punësim të qytetarëve ku në këtë strategji të re përfshihen edhe ata që janë mbi 45 vjeç.
Ky aktivitet vjen pas vizitës së kryeministrit Rama në këtë qytet pak kohë më parë, i cili ishte i pranishëm në inagurimin e Zyrës së Punës. Elbasani konsiderohet si një nga zonat që shënon numrin më të madh mbi papunësinë, ku rregjistrohen mbi 30 mijë persona.

Share This Video


Download

  
Report form