A1 Report - Lezhe, gazetaret nisme kunder dhunes, bashke Rini-Polici-Media

Report TV 2015-08-22

Views 2

Forcimi i marrëdhënieve Rini-Polici-Media përballë krimit me armë, ishte kryefjala e takimit të zhvilluar nga gazetarët e qarkut të Lezhës, në qendër të të cilit ishte rritja bashkëpunimit mes sektorëve të ndryshëm për forcimin e rendit dhe sigurisë në komunitet.

Nisma ka si synim uljen e krimit, kryesisht në ambientet e shkollës, sensibilizimin e të rinjve për të denoncuar dhe gatishmërinë e policisë për t'u gjendur pranë të tilla rasteve.

Gjatë gjithë këtyre ditëve do të trajtohen një sërë temash, të cilat kanë të bëjnë me sensibilizimin, qoftë të policisë qoftë të mediave, qoftë dhe të rinjve për të bashkëpunuar si një trinom i vetëm për të arritur një qëllim për të minimizuar rastet e përdorimeve të armëve. Po ashtu këtu të ftuar do të jenë edhe psikolog edhe jurist, të cilët këta të fundit do bëjnë edhe prezantimet e fundit ligjore, të cilat sanksionojnë edhe masa më të rrepta për përdoruesit e armëve- tha Altin Mema, koordinator i projektit

Kjo nismë e gazetarëve lezhjanë u prezantua në një audiencë gjithëpërfshirëse, ndërsa pritet që të shtrihet edhe në shkollat e qytetit.

Share This Video


Download

  
Report form