Ndryshimet në Kodin Penal, edhe deputetët e mazhorancës shprehin rezerva

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Tirane- Ndryshimet e reja në Kodin Penal të kërkuara nga Ministria e Brendshme, që parashikojnë ashpërsimin e dënimeve për drejtuesit e mjeteve, kanë shkaktuar debate te forta brenda vetë maxhorancës.

Në Komision e Ligjeve ku debatoheshin këto ndryshime Ermonela Felaj kërkoi ndërhyrje në projektligj dhe heqjen e pikës ku parashikohet se të akuzuarit mund t'i konvertohet burgimi në gjobë.

Ndërsa deputeti i PD Eduard Halimi u shpreh se qeveria nuk po ashpërson, por poi lehtëson dënimet.
"Ministria e Brendshme i referohet një ligji që ka ndryshuar shumë kohë më parë. Të na vijnë me një propozim të ri dhe të na thonë duan të zbusin apo ta ashpërsojnë"

Debate ka patur edhe mbi nenit që parashikohet dënimi për personat që shesin numra telefonikë të kompanive celulare. Ligjvënësit kanë kërkuar që edhe vetë kompanitë të mbajnë përgjegjësitë e tyre.

Një pjesë e mirë e debatit është fokusuar edhe tek dënimi i personave që merren me mbajtjen dhe tregëtimin e lëndëve plasëse, por në fund është votuar variati i paraqitur nga qeveria.

Share This Video


Download

  
Report form