TIRANË - Prokuroria e Përgjithshme sfumon dosjen me akuzat e Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit për pasurinë disa miliona eurosh të anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni.
ILDKPKI depozitoi kallëzimin penal në Prokurorinë e Përgjithshme për fshehje të pasurisë së Gjonit dhe bashkëshortes, falsifikime, deklarime dhe kontrata të rreme me vlerë 1 842 796 euro, 53 270 000 lekë të reja dhe 180 mijë usd.
Prokuroria e Përgjithshme e ka dërguar dosjen në Prokurorinë e Tiranës dhe jo tek Krimet e Rënda, kun ë bazë të ndryshmeve në Kodin Penal dhe të Procedurës, duhet të hetohen dosjet e korrupsionit.
Në Prokurorinë e Tiranës, dosja ndaj Gjin Gjonit rrezikon të sfumohet dhe mbyllet, duke I hapur rrugë dyshimeve se ky veprim mund të ishte I qëllimshëm.
Por burimet e Prokurorisë së Përgjithshme e rrëzojnë këtë tezë. Sipas tyre dosja është ende në proces verifikimi dhe nuk është e regjistruar dhe dërgimi në Prokurorinë e Rrethit Tiranë është thjesht procedurë.
Gjoni është akuzua edhe nga kreu I gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, se ka vënë pasuri përrallore me mënyra të jashtligjshme dhe presione ndaj gjyqtarëve.