A1 Report - Shperndahet parlamenti, Kosova shkon ne zgjedhje te parakohshme

Report TV 2015-08-22

Views 4

PRISHTINË - Me 90 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme vendosën shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi bëri të ditur se Kuvendi po shpërbëhet për shkak se pozita nuk i ka numrat e nevojshëm për të marrë vednime dhe për shkak se opozita gjithashtu nuk i ka numrat e nevojshëm për ta rrëzuar qeverinë.

Kryeministri Thaçi tha për mediat se vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme më 8 qershor është në shëndetin e demokracisë por edhe të ndërtimit të institucioneve të reja.

Ndërkohë gjatë seancës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar që krahas shpërbërjes se Kuvendit të Kosovës të votohet edhe mocioni për rrëzimin e qeverisë. Propozimi është përkrahur dhe nga Lëvizja Vetëvendosje, megjithatë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e hodhi poshtë një kërkesë të tillë.

Sipas tij, një propozim i tillë nuk mund të hyjë në rend të ditës për shkak se mocioni sipas Kushtetutës duhet të dorëzohet në Kuvend jo më herët se 5 ditë dhe jo më vonë se dy ditë.
ORA 12:00, NIS SEANCA E JASHTËZAKONSHME PËR SHPËBËRJEN E PARLAMENTIT

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme, ku pritet të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës. 55 deputetë kanë nënshkruar kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 8 qershor të këtij viti. Javën e kaluar kryetari i partisë LDK ISa Mustafa ra dakord me kryeministrin Thaçi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 8 qershor, datë e cila u pranua dhe nga partia AAK.

E vetmja parti kundër këtij vendimi ishte Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa AKR do të vendosë sot lidhur me çështjen.

55 DEPUTETE LETER KUVENDIT: SEANCE E JASHTEZAKONSHME, TE SHPERBEHET PARLAMENTI
55 deputetë të Kosovës, i kanë dërguar një letër Kuvendit të Kosovës për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rëndit të ditës, shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga 'Kosovapress' e cila ka siguruar letrën e dërguar nga deputetët.

Në letër thuhet se deputetët kërkojnë shpërbërjen e parlamentit me qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
"Duke u bazuar në marrëveshjen e arritur të liderëve të partive politike dhe me qëllim të ruajtjes dhe funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, ne deputetët e nënshkruar të

Share This Video


Download

  
Report form